Lajmet e fundit

Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, pas një ndërhyrjeje ndaj Tarik Muharemoviqit, dhe sipas rregullave pritej të mungonte automatikisht në ndeshjen pasuese. Megjithatë, FIFA ka vendosur që pezullimi të mos zbatohet për momentin, në bazë të Nenit 27 të Kodit Disiplinor, duke e lënë vendimin në fuqi me kusht. Kjo nënkupton se dënimi mund të rikthehet nëse Balogun përsërit ndonjë shkelje të ngjashme gjatë periudhës së provës. Sulmuesi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të SHBA-së në këtë Botëror, duke shënuar dy gola ndaj Paraguait dhe një tjetër ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, duke kontribuar në çdo ndeshje me gol ose asistim. Vendimi për kartonin e tij të kuq kishte nxitur debat të madh, me trajnerin Mauricio Pochettino që e cilësoi ndërhyrjen si të paqëllimshme, ndërsa kapiteni Christian Pulisic e quajti vendimin e gjyqtarëve “shumë të ashpër”.?? LA FIFA A TRANSFORMÉ LA SUSPENSION DE BALOGUN EN SURSIS ! ?????
Son carton rouge est maintenu, mais il est finalement autorisé à jouer le 8ème de finale face à la Belgique. (@JacobsBen) https://t.co/vCzyKXaRnR pic.twitter.com/qmkayurd35 — BeFootball (@_BeFootball) July 5, 2026