Skuadra e Roterdamit, Feyenoord ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Brian Priske.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes një komunikate për media.
“Rezultatet shumë të paqëndrueshme dhe mungesa e kimisë janë arsyet e largimit të trajnerit. Ndihmës trajnerët Lukas Babalola Andersson dhe Bjorn Hamberg po largohen gjithashtu nga klubi me efekt të menjëhershëm. Feyenoord pret që nesër të jetë në gjendje të emërojë një staf të përkohshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell Klankosova.tv
Shkarkimi vjen pavarësisht fitores në ndeshjen e fundit të ligës në derbin e qytetit ndaj Spartës. Dhe, poashtu edhe dy ditë para ndeshjes me Milanin në Champions League.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.