Partia Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur tubim elektoral në Lipjan.
Në këtë tubim u tha se fitorja e PDK-së është aq e domosdoshme, sa e krahasuan me një periudhë historike.
Dalja e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës, pos fishekzjarreve përreth binës ndezi edhe simpatizantët. Pas kësaj pritje që iu bë, Hamza nuk harroi që të bëjë premtimet e tij, duke filluar nga ndërtimi i rrugëve e shkollave.
E për t'i realizuar këto, Hamza shpalli rezultatin fiks një javë para ditës së votimeve.
Anise në pikë të ditës, festën për këtë Lipjani e nisi me fishekzjarre, gjërsa poshtë tyre u bllokua krejt trafiku në këtë zonë.
Për më tepër, ndiqni kronikën e realizuar nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=XT67t56MutE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.