Për disa orë, përfaqësues të krejt rajoneve shqipfolëse u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të parakaluar para qindra njerëzve.
Në paradën e organizuar në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, rreth 150 ansamble me kostume tradicionale, valle e muzikë, i treguan botës kulturën shqiptare.
Nga veshjet kombëtare u kalua tek uniformat. Defilim në atë rrugë bënë edhe policia, e prapa s’mbetën as zyrtarë të fushave tjera.
Krejt në fund në mes të kordonit u futën edhe përfaqësuesit e qyteteve shqiptare, teksa udhëhiqeshin nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit i falënderoi mysafirët që i shkuan në konak, pavarësisht kohës me shi, teksa s’la pa përmendur amanetin që ua lanë të parët.
Për Ditën e Flamurit, në Tiranë u shënuan edhe një varg aktivitetesh tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=I-ClHHUMhDU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.