I huazuari nga Chelsea, Joao Felix, ka deklaruar se do të ishte i lumtur sikur të qëndronte te Milani edhe përtej këtij stinori.
“I jam bashkuar Milanit si huazim por do të isha i lumtur nëse ekziston një shans për të qëndruar përtej këtij sezoni”, ka thënë Felixi.
“Ky është një top klub evropian, dhe tashmë kam rënë në dashuri me gjithcka këtu”.
“Kaka ka qenë idhulli im. Interi ishte po ashtu i interesuar por për mua ishte e pamundur...pasi e doja Milanin”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.