Myftiu Naim Ternava pranoi para liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, se e mendoi një zgjidhje për ngërçin politik.
Kjo, meqë deputetët nuk po i sakrifikojnë interesat e tyre për ta konstituuar Kuvendin.
Pa e ngacmuar pak në pritjen e Kurban Bajramit, Tërnava, se lëshoi as Besnik Bislimin, që ani se i takon qeverisë në detyrë, po e mban gjallë dialogun me Serbinë në Bruksel.
Por një fjalë duke nxjerrë tjetrën, muhabeti mbërriu tek insektet. E atje Kurti, që shkoi para dy partive më të mëdha ish-opozitare, nuk u kursye sërish të lidhë mizën me disa kundërshtarë politikë anipse s'i përmendi me emër.
Kur në Bashkësinë Islame për përhajër shkoi partia e dytë, nuk u harrua të përmendet ish-lideri i saj, Hashim Thaçi. Veçse pati dallim në lutjet për lirimin e tij.
Si të fjalës, i zoti i shtëpisë, e lavdëroi mysafirin, Xhafer Gashi, që shkoi bashkë me kryetarin e LDK-së e kolegët, por pas mburrjes së Lumir Abdixhikut, nikoqiri s'i përmbajti as fjalët e as të qeshurat.
Festat si kjo edhe kryetari i partisë së tretë në vend, kërkoi të bëjnë që sytë të kthehen kah vendi. Për ditë më të mira për Kosovën, lutje drejtoi edhe Ramush Haradinaj, që shkoi para gjithë këtyre në urime. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ge8cSu5ryPM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.