Lajmet e fundit

Federata e Futbollit e Francës ka njoftuar që do të ngrehë padi ndaj Enzo Fernandezit pas këngës raciste që ai e këndoi në Instagram Live.
Ylli i Argjentinës gjatë festës së fitores së Copa Americas këndoi një këngë me përmbajtje raciste dhe diskriminuese ndaj lojtarëve me ngjyrë që luajnë për Trekolorët.
Presidenti i kësaj federate, Philippe Diallo, i ka dënuar fuqishëm veprimet e argjentinasit, dhe ka kërkuar nga FIFA dhe Federata e Futbollit e Argjentinës që të ndërmarrë veprime.