Psikoterapeutja e njohur Besarta Fazliu, ka dhënë vlerësimin e saj sesi aktualisht prindërit po investojnë në fëmijët e tyre kujdesin të cilin nuk e kishin ata vet kur ishin të vegjël.
Kjo sipas saj, meqë duke tentu mos me trashëgu pjesën e të kufizuarit, i shtyjnë fëmjët tek pjesa e individualizmit, transmeton klankosova.tv.
''Këta fëmijë janë neglizhentë emocionalë. Tash ka dalë pjesa e tjetër, kufizoja, mos ia bo krejt qejfet, leje pak se masnej nuk ta din. E tash qysh me ia marrë kompetencat që vet ia ke dhanë?''.
''Ti e bën atë me mendu që ai është epiqendra, dhe unë bëj çka du dhe ju jeni nën shërbimin tim. E kur po rritet po lypet me u ditë respekti, e kompetencat që unë t’i kom dhonë, se jom baba – po jo s’mundesh mo mi marrë''.
''Në krejt institucionet ne e kemi krejt: Fëmijën, s’ka me ma prekë''.
''Ne jemi gjeneratë që vet kemi pasë neglizhencë emocionale se neve na kanë veshë, na kanë la, na kanë dhon me hongër, na kanë çu në shkollë, dhe kaq ka qenë''.
''Ne nuk e kemi pasë këtë luks. Jemi rritë pa atë përkujdesje ndaj edhe mundohemi komplet ato me investu në fëmijë. Dhe kjo është ajo pjesa që s’mundesh me rikthy atë fëmijë, nëse eventualisht ai është rritë pa t’i kuptu edhe ty nevojat e tua''.
Siç thotë ajo në SOL, mjafton që më fëmijët të tregoheni real, pa dalë nga vetvetja, transmeton klankosova.tv.
''S’ke pasë nevojë me lujt supermenin dhe superheroin e tij, thjeshtë është dashtë me qenë real edhe me kuptu që këto janë nevojat e mia dhe kapaciteti im është kaq''.
''Nuk do të thotë se nuk ka më mirë, dhe ti nuk sheh më mirë, por rolin edhe vlerat që unë i kam du me mi rujt, prandaj të respektoj që të respektohem. Dhe kjo faktikisht është zbehë''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.