Ata që eksperimentojnë me "castlecore-rotica", një fetish i ri që po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, mund të rrezikojnë shëndetin e tyre, paralajmërojnë ekspertët.
"Castlecore" është një trend i ri dizajni, i frymëzuar nga epoka mesjetare, i cili është bërë shumë popullor në rrjetet sociale si TikTok dhe Pinterest gjatë muajve të fundit, transmeton klankosova.tv.
Sipas një raporti të ri nga marka më e madhe e lodrave seksuale në Mbretërinë e Bashkuar, ky trend po frymëzon gjithashtu eksperimentime në dhomat e gjumit.
Raporti zbulon se klientët po përdorin korse dhe lodra seksuale të frymëzuara nga krijesa fantastike, duke u lidhur me tendencën "castlecore".
Por ekspertët paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore: korsete shumë të ngushta mund të pengojnë frymëmarrjen, ndërsa disa lodra seksuale mund të mbeten të bllokuara brenda trupit, duke krijuar një emergjencë mjekësore.
Sipas mail online, brendi gjithashtu thekson se interesi për këtë aspekt erotik të "castlecore" lidhet me popullaritetin në rritje të romanëve "romantasy" – një përzierje mes historive mesjetare fantastike dhe romancës erotike.
Në TikTok, etiketa "romantasy" ka grumbulluar mbi 700,000 postime, ndërsa disa video, ku njerëzit ndajnë mendime për librat e tyre të preferuar, kanë mbledhur miliona shikime.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.