19.01.2016 · përditësuar para 3823 dite1 min lexim
Një fotografi në rrjetet sociale është shpërndarë mijëra herë, ku shihet një djalë i vogël që e ka të veshur një qese të plastikës ku pas i shkruan “Messi 10”.
Kjo fotografi për herë të parë është shfaqur në një faqe të fansave në Turqi, dhe mësohet se është një djalosh nga Iraku, mirëpo shumë shpejt është shpërndarë në shtetet evropiane me të vetmen kërkesë: që të gjendet djaloshi për t’ia dhuruar një bluzë të vërtetë.
Fansat e Messit, po shpresojnë që futbollisti më i mirë në botë do të mund të bëjë diçka për fansin e tij të vogël, transmeton Klan Kosova.
Kërkimet për të ende janë duke vazhduar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.