25.11.2015 · përditësuar para 3878 dite1 min lexim
Shumë persona kanë ngritur paralele në mes të debatit aktual mbi sirianët që kërkojnë strehim në ShBA si dhe gjendjen e hebrenjve evropian të ikur nga territoret e pushtuara nga gjermanët në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Në mesin e shumë atyre që kishin tentuar – por pa sukses – që të ikin nga përndjekja e nazistëve ishte edhe babai i Anne Frank, Otto Frank.
Otto kishte aplikuar për të shkuar në ShBA së bashku me vajzat e tij dhe gruan, transmeton Klan Kosova.
Për këtë gjë një profesor amerikan i historisë, Richard Breitman ka shkruar në vitin 2007 një libër me plotë dokumente për familjen Frank.
“Otto Frank kishte aplikuar për të marrë familjen e tij në ShBA, mirëpo kjo gjë ishte në kundërshtim me politikat kufizuese të emigracionit amerikan të dizajnuara për të mbrojtur sigurinë kombëtare”, shkruan Breitman.
Historiani i kishte thënë NPR në vitin 2007 që dokumentet të sugjerojnë se “Anne Frank mund të ishte një grua shkrimtare 77 vjeçare që jeton në Boston”.
Në vend të kësaj, Anne, vdiq në moshën 15 vjeçare në kampin e përqëndrimit Bergen-Belsen në Gjermani.
Ditari i Anne Frank, u zbulua pas Luftës së Dytë Botërore, kur babai i saj Otto kishte shkuar në vendstrehim ku kishin qëndruar një kohë të gjatë ai dhe familja e tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.