Heshtjen në memorialin e ftohtë në Reçak, sot e 'prishën' hapat e qetë të familjarëve të të rënëve e qindra qytetarëve.
Në 27 vjetorin e përkujtimit të 45 martirëve, përveç luleve, nën buzë u thanë lutje, në mendje pati respekt e zemrat ishin të mbushura me pikëllim.
Familjarët e viktimave në këtë ditë, thanë se koha nuk e zbeh dhimbjen.
Përjetimet e sotme i sjellë gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=DrtYYHYzlE8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.