Lajmet e fundit

Ai është rritur në një qytet të vogël në veriperëndim të Meksikës, ku për shkak të pamjes së tij, familja u shmangë nga komuniteti lokal.
Në adoleshencën e hershme, ai u vu re nga një pronar i cirkut.
“Jeta ime në cirk filloi kur isha 13 vjeç”.
“Pronari i cirkut më pyeti nëse kisha ndonjë familjarë tjetër që dukej si unë, e në atë kohë edhe dy kusherinjët e mi ishin në të njëjtën gjendje”.
“Ai më tha se na dëshironte të gjithë ne, dhe do na paguante goxha mirë”.
“Kështu që unë pranova”, shprehet Aceves në dokumentar.
Me të vërtetë që ata kishin për të ngrënë e gjithashtu kishin edhe një shtëpi për të qëndruar, mirëpo kishte diçka që atij nuk i pëlqente.
“Ne gjithmonë duhej të qëndronim të mbyllur”.
“Kjo sepse ata po na prezantonin ne sikur atraksion dhe askush nuk duhej të na shihte”.
Si një i ri, Aceves dëshironte të zhdukej.
Atij as nuk i pëlqente të dilte jashtë e as të shkonte në shkollë, sepse shumë fëmijë e quanin me emra të ndryshëm.
Mirëpo vetëbesimi i’u shtua kur filloi t’i kuptonte gjërat më mirë.
"U them njerëzve që Zoti më bëri kështu", shprehet ai.
Aceves tani ka tre vajza, të cilat kanë lindur me hypertrichosis.
Vajza e madhe, Karla është në fillim të viteve 20-të.
Nëna e saj e ka braktisur kur ka qenë fëmijë dhe atë e ka rritur gjyshja e saj.
“Është shumë më vështirë për gratë, sepse është më pak e pranushme nga shoqëria nëse një grua ka shumë qime”, shprehet regjisorja e këtij dokumentari.
