Familja më e madhe në Britani të Madhe, është duke u bërë edhe më e madhe pasi që janë në pritje të fëmiut të 19-të.
Sue Radford dhe Noel tashmë kanë 18 fëmijë dhe fëmija më i vogël është 8 muajsh, transmeton Klan Kosova.
Por ata kanë paralajmëruar se tashmë do bëhen edhe me një fëmijë tjetër.
“Na erdhi si surprizë. Kjo sepse ne nuk dëshironim më shumë fëmijë, mirëpo është një fillim i mbarë për Vitin e Ri”, është shprehur Sue Radford.
Për herë të parë ajo kishte ngelur shtatëzënë në moshën 14 vjeçare dhe kishin vendosur që ta mbanin meqë të dy ishin rritur në një jetimore.
Familja Radford kanë në pronësi një furrë dhe nuk kanë asnjë përfitim nga shteti.
Ata jetojnë në një shtëpi prej 10 dhomave dhe shpenzojnë 300 funte në javë vetëm për ushqim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.