Një nënë nga Kalifornia ëshët bashkuar me djalin e saj pas 15 vitesh, falë një foto të vjetër familjare të postuar në Facebook.
Hope Holland, nuk e kishte parë djalin e saj Jonathan që kur ishte ai 3 vjet, sepse babai i tij e kishte kidnapuar dhe e kishte ikur për në Meksikë.
Hope, nuk e kishte humbur kurrë besimin, dhe kishte vazhduar te kërkonte djalin e saj, transmeton Klan Kosova.
Por si duket edhe Jonathan, ishte duke e bërë të njëjtën gjë.
Përderisa Hope,kishte angazhuar detektiv privatë për t’i ra në gjurmë djalit të saj, ishte rrjeti social Facebook që më në fund i bashkoi.
Vitin e kaluar, Jonathan, kishte postuar një foto të tij dhe të nënës së tij me shpresën që ajo ose vëllau i saj më i madh te gjente.
E më në fund në janar të këtij viti, ndodhi ajo për çka kishin pritur për 15 vite me radhë.
“Jam shumë e lumtur që ai kërkon të më njoh ”, është shprehur Hope.
Pas një ribashkimi shumë emocionues, dhe pas shumë orëve të bisedimeve me zyrtarët e kufirit në Tijuana, adoleshenti i lindur në Amerikë dhe nëna e tij, vendosën të shkojnë në Campell, që të kalojnë disa kohë së bashku.
Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu për Hope, sepse një kohë ajo kishte menduar edhe të vetëvritej, pasi që nuk mund te gjente djalin e saj.
“Pas aq shumë viteve që nuk mund t’i bija në gjurmë djalit, më nuk kisha as arsyje që të besoja se do e gjeja”.
“Që nga koha kur e kam gjetur djalin, çdo gjë në jetën time ka ndryshuar”, është shprehur Hope.
Jonathan ishte kidnapuar nga babai i tij (me të cilin Hope kishte kujdestarinë e përbashkët), në vitin 2000.
“Babai i tij donte të shkonte në pushime bashkë me djalin”.
“Nuk e mendoja se ai nuk do e kthente më”, tha Hope.
Jonathan tani do të kthehet prapë në Meksisë, për të mbaruar shkollën.
Ai nuk mban mend asgjë, por ai shprehet se do të jetojë në Kaliforni te nëna dhe vëllau i tij.
