Më 21 e 22 mars 2023, shefat e shefet e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mblidhen në një Samit.
Në mesin e çështjeve të diskutimit, ata pritet ta kenë edhe kërkesën që Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) i dorëzoi Këshillit propozimin për të ndryshuar e plotësuar kornizën e bisedimeve të anëtarësimit të Serbisë në bllok, raporton Klan Kosova.
Kjo i bie që ashtu siç kërkoi Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, zbatimi i ujdive me Kosovën, dokumentet e Brukselit dhe Ohrit, të 2023-ës të bëhen kusht i Beogradit për të hyrë në Union.
Në një intervistë për Klan Kosova, eurodeputeti Thijs Reuten, thotë se liderët evropianë duhet të vendosin për kërkesën pa ndonjë shtyrje.
Politikani holandez, shtoi se nuk sheh mundësi që disa shtete anëtare të Unionit që nuk e njohin Kosovën, apo të tjera që kanë aleancë të fortë me Serbinë, të bllokojnë miratimin.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, më 14 dhjetor të vitit të kaluar, i dërgoi letër Shërbimit të Jashtëm të BE-së, dhe me të tregoi se shteti i saj formalisht nuk i bindet ujdisë së arritur me Kosovën.
Më 27 shkurt 2023, Kosova e Serbia në Bruksel arritën marrëveshje me 11 nene për normalizimin e raporteve, kurse më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut u pajtua Aneksi i Zbatimit.
Asnjëri nga këto dy dokumente nuk u nënshkrua, pasi që pala serbe refuzoi një gjë të tillë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=a2169vE73vM
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.