Eshtrat e 86 hebrenjve që janë përdorur për eksperimente naziste janë gjetur në një laborator në Francën lindore.
Ata ishin vrarë në dhomat e gazit gjermane në vitin 1943 gjatë holokaustit të Luftës së Dytë Botërore para se kufomat e tyre dhe pjesët e trupit të dërgoheshin në një institute mjeko ligjor në Strasburg.
Ishte menduar se ata ishin varrosur në një varr të përbashkët në vitin 1946, pas çlirimit të qytetit nga ana e aleatëve dy vjet më parë.
Por autoritetet e Strasburgut kanë konfirmuar se shumë prej eshtrave ishin ruajtur më shumë se 70 vite.
Një organizatë që përfaqëson komunitetin hebre në Mbretërinë e Bashkuar ka ngirtur shqetësime serioze duke deklaruar se duhet të kërkohen pyetje serioze lidhur me këtë zbulim.
"Ky zbulim ngre pyetje serioze në lidhje me ata që dinin për këto mbetje dhe pse kjo nuk u zbulua më herët” thanë ata, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
"Ne kemi kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë në këtë çështje, dhe shpresojmë se mbetjet e këtyre viktimave do të varrosen me respekt në përputhje me ligjin hebraik sa më shpejt të jetë e mundur”
U zbuluar se disa nga trupat e ishin prerë në copa ose ishin djegur derisa të gjithë ishin destinuar të përdoren për eksperimentë nga shkencëtarët nazistë.
Shumica e trupave janë gjetur fillimisht në kontenierë të mbushur me alkool kur Strasburg u çlirua nga aleatët në nëntor 1944.
Eshtrat ishin ruajtuar nga profesori i forenzikës, Camille Simonin, një profesor forensik.
Të gjitha mbetjet mortore tani do të lëshohen për komunitetin hebre në Strasburg, në mënyrë që ato të mund të varrosen si duhet.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.