Lajmet e fundit

Erik ten Hag ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes së Manchester United ndaj Rosenborg në parasezon.
Gjigantët e Premierligës, Manchester United, nisën fushatën e tyre parasezonale kundër skuadrës daneze Rosenborg.
Ata futën në fushë disa lojtarë me përvojë si Casemiro, Jonny Evans, Mason Mount dhe Marcus Rashford, ndërsa disa fytyra të reja duke përfshirë Radek Vitek dhe Ethan Williams ishin gjithashtu të përfshirë.
“Djajtë e Kuq” humbën 1-0 me atë që ishte praktikisht goditja e fundit e lojës, duke shkaktuar një vlerësim të ftohtë nga Ten Hag pas ndeshjes, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.
"Rezultati nuk është dytësor. Performanca jonë si ekip nuk është mjaft e mirë. Ky nuk është standardi për top futbollin. Ne nuk mund të jemi në formë në këtë moment. Ata kanë një nivel shumë më i lartë fitnesi, por ne jemi Manchester United, duhet të performojmë më mirë”, tha Ten Hag, duke folur për MUTV.