Lajmet e fundit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u takua me liderin më të lartë politik të organizatës Hamas, Ismail Haniyeh.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Stamboll të Turqisë, ishte i pari që nga 7 tetori – kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit.
Erdogan gjatë takimit, diskutoi përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në Gaza dhe "nevoja urgjente" për një armëpushim, tha zyra e tij, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në fillim të kësaj jave, kreu i Hamasit zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Doha.