Kur shkoi në Mitrovicë për mbylljen e fushatës më 11 tetor, nuk nguroi t’ia përsërisë një epitet që i kishte dhënë kundërshtarit.
“Edhe partia e tij kanë vendosë me garu me gomë rezervë. Po nuk shkohet për Mitrovicë me gomë rezervë”. Këtë cilësim që Albin Kurti e dha për Arian Tahirin, s’përtoi ta bëjë edhe për së treti.
E pak javë pasi vetë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi ta formojë Qeverinë ‘Kurti 3’ në mungesë numrash, mandatimi i Glauk Konjufcën për shef ekzekutivi po shihet si opsion rezervë. Këtë e përforcon edhe fakti që u propozuan emrat e njëjtë dhe u mohuan koalicionet partiake.
Kjo gomë rezervë, ish-opozita beson se nuk do i sjellë sukses shefit të qeverisë në detyrë.
Këto improvizime po shihen të kota nga VV-ja, kur dihet se nuk i ka 61 vota për asnjërin nga mandatarët.
Ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=vYwpmyZh5B0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.