Elefanti i njohur me emrin “Sambo”, ka rënë i vdekur në rrugën kryesorë në tempullin antik të Kamboxhias, përderisa po i bartte turistët.
Autoeritetet kanë filluar investigimet rreth vdekjes së elefantit, që për 15 vjet me radhë kishte bartur turistët që vinin për vizitë në tempullin e famshëm Angkos Wat.
Elefanti Sambo ka punuar për 40 minuta në një temperaturë prej 40 gradësh dhe sipas veterinarit ajo ka vdekur nga sulmi në zemër për shkak të “temperaturave të larta, lodhjes dhe mungesës së përkujdesjes”.
Ajo ishte 40 vjet e vjetër dhe aktivistët për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar rëndë autoritetet për vdekjen e elefantit. Ata po ashtu e kanë ngritur zërin kundër shfrytëzimit të elefantëve për bartjen e turistëve nëpër tempull, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.