Ekuadori ka arritur një fitore historike 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e fundit të Grupit E të Kupës së Botës 2026, duke rritur ndjeshëm shanset për të siguruar një vend në raundin e dytë si një nga skuadrat më të mira të renditura në vendin e tretë.
Gjermania kaloi e para në epërsi falë golit të Leroy Sané, por ekuadorianët reaguan në mënyrë të shkëlqyer. Nilson Angulo barazoi rezultatin, ndërsa Gonzalo Plata realizoi golin e përmbysjes për t'i dhënë Ekuadorit një fitore të madhe dhe historike ndaj katër herë kampionëve të botës.
Me këtë triumf, Ekuadori mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën eliminatore, ndërsa Gjermania, e cila e kishte siguruar më herët vendin e parë në grup, e mbyll fazën e grupeve me humbjen e parë në turne./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.