Lajmet e fundit
Këto janë disa nga rekordet, por edhe ekstremet njerëzore, të peshës, gjatësisë e formës, të qenies njeri.

Kurse bebja më e rëndë, por që arriti të mbijetojë është fëmija i italianes Carmelina Fedele në shtator të vitit 1955.
Djali i saj kur lindi peshonte 10.2 kilogramë.
Fëmija më i lehtë që është lindur ndonjëherë
Ndodh shpesh që fëmijët të lindin me pasha të vogla, por po ashtu ndodh shpesh që të mos mbijetojnë, për shkak të atyre peshave.
Gjithsesi, bebja më e lehtë e lindur, por që mbijetoi më pas ishte fëmija i prindërve Sonja e William, në shkurt të viti 2007, në Maiami të Floridas në SHBA.
Bebja kur lindi peshonte vetëm 283 gram, transmeton Klan Kosova.
Njeriu më i rëndë
Njeriu më i rëndë që ka jetuar ndonjëherë besohet se është Jon Brower Minnoch, nga Bainbridge Island në Washington.
Ai peshonte 635 kilogramë.
Jon, po ashtu mbanë edhe një rekord tjerë.
Atë të njeriut që ka humbur më së shumti peshë ndonjëherë.
Ai humbi plotë 419 kilogramë.
Mashkulli më i gjatë
Robert Wadlow nga Alton në Illinois – gjatësia e tij 271.78 cm
Femra më e gjatë
Trijntje Keever, nga Edam në Holandë, ajo ishte e gjatë 254 cm
Njeriu më i shkurtër
Gul Mohammed, nga New Delhi, ai ishte i gjatë vetëm 55.88 centimetra.
Femra më e lehtë
Lucia Zarate, nga San Carlos në Meksikë, ajo peshonte vetëm 2.12 kilogram.
klankosova.tv