Një dyqan ushqimesh në Teksas të ShBA-së theu një rekord botëror Guinness duke mbledhur më shumë se 311 mijë avokado në një vend të vetëm.
Tregu Latin, El Rio Grande në Dallas, festoi Cinco de Mayo duke grumbulluar rreth 40 mijë kilogramë avokado në ekspozitën më të madhe të frutave në botë.
Ekspozita u ekzaminua nga një gjyqtar i rekordeve botërore Guinness dhe u konfirmua se ishte më i madhi në botë.
Frutat e avokados u vendosën të premten dhe u mbajtën aty gjatë fundjavës, në mënyrë që argëtuesit e Cinco de Mayo të mund të vizitonin koleksionin rekord të avokados dhe të pozonin për foto.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.