U vunë si masa ndaj Kosovës, që nuk po reflektonte ndaj tensioneve në veri.
Pas pajtimit në Bratisllavë muajin e shkuar për depërshkallëzim, nga Bashkimi Evropian u kërkua me ngulm nga eksponentët e Qeverisë së Kosovës që të nisë heqjen e sanksioneve.
Por kjo zor të ndodhë, pasi qeveria nuk po kryen obligimet për të cilat u zotua. Kjo sipas tij lidhet edhe me zhagitjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, njofton Klan Kosova.
E dëmi është i madh në ekonomi, ku Kosova mbeti jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së. Oda Ekonomike e Kosovës, alarmon se edhe shumë grante do humbin nëse ekzekutivi nuk vepron.
Pos pasojave ekonomike OEK konsideron se dëmtohet edhe imazhi i vendit në tregun ndërkombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=xJsIcKUXTuQ
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.