Lajmet e fundit

Avni Zeneli ka zbuluar ekskluzivisht për Klan Kosova se djali i tij Besfort Zeneli ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë.
Ai ka thënë se Besfort Zeneli ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare rreth dy javë më parë.
“Para dy javëve e ka thirrur Shqipëria, edhe Besforti i ka thënë jo”, zbulon ekskluzivisht Avni Zeneli për Klan Kosova.
Por me kaq nuk përfundon rrëfimi i Avniut, pasi të plotin mund ta ndiqni në emisionin Sports Shoë në Klan Kosova, duke nisur nga ora 21:30.