Futbollisti Edon Zhegrova ekskluzivisht do të flasë sonte në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.
Zhegrova mes tjerash ka folur edhe në lidhje me paraqitjen fantastike që e pati ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Ai do të ndalet edhe te letra që është publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ku në të kërkuan falje treshja e përjashtuar.
Çfarë ndjenje është për Zhegrovën që të luajë në këtë nivel?Si e përshkruan çmimin e lojtarit të ndeshjes ndaj Real Madridit?A e ka ëndërr ende transferimin te Barcelona?A kërkoi falje dhe a i rregulloi raportet me Federatën e Futbollit të Kosovës?Këto dhe shumë të tjera i ndiqni në intervistën e plotë që do të publikohet në “Sports Show”, duke filluar nga ora 21:30.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.