Lajmet e fundit

Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin Edin Hysenin.
Këtë klubi nga Gjilani e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mirë se vjen Edin Hyseni. Kemi knaqësin të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmusin e krahut Edin Hyseni i cili është ardhja jonë e radhes e këtij afati kalimtarë”.
“Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencen në fazën ofenzive”.
Hyseni të gjitha grupmoshat i ka kaluar në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen.