Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munchenit, Thomas Tuchel, është njashtu i vendosur që të largohet nga klubi.
Javë më parë u njoftua se palët do t’i ndajnë rrugët, ndërkaq bavarezët po luftojnë me frymëzim për të mbërritur në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, edhe po e fitoi Bayerni këtë garë, rrugët e tyre do të jenë ndarë ashtu siç qe bërë e ditur më parë.
“Që kur u dakorduam që t’i ndajmë rrugët, Bayerni po kërkon trajner të ri në mënyrë intensive. Madje po supozoj edhe para bisedës sonë”, ka thënë Tucheli për SkyDE.
“Është motivim i keq që të thonë pastaj: Ah, hajde le ta provojmë sërish me juve. Jo. Nga pikëvështrimi im, puna është e qartë”.