02.10.2015 · përditësuar para 3932 dite1 min lexim
Nxënësit nga qyteti Bangalore në Indi, kanë thyer rekorin botëror për “radhën më të gjatë të njerëzve të veshur si Mohandas Gandhi”.
4,605 nxënës në mes të moshës gjashtë dhe 14 vjeç janë veshur me veshje tradicionale, syze, mustaqe të rreme, kapele, shkop si dhe syze për nder të Gandhit, transmeton Klan Kosova.
Ata demonstruan për katër orë në stadiumin Bangalore Kanteerva për gjykatësit nga Guinness, të cilët u mlodhën për të numëruar një nga një të gjithë nxënësit.
Gandhi, ndryshe njihet si Mahatma, është linderi më i madh indian që luftoi për pavarësinë e vendit nga sundimi britanik, si dhe për të drejtat e të varfërve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.