Një nënë nga Pensilvania ka ngulfatur djalin e saj deri në vdekje dhe më pas videon e djalit të pajetë ia ka dërguar babait të fëmijës.
Christian Clark, është burgosur nën akuzën për vrasjen e djalit të saj, Andre Price III, vetëm 17 muajsh.
Ajo gjithashtu është akuzuar për tentim – vrasjen e vajzës së saj dyvjeçare, transmeton Klan Kosova.
21 vjeçarja ishte shumë e zemëruar nga disa mesazhe që kishte shkëmbyer me babain e fëmijës së saj, Andre Price Jr.
Policia beson që ajo ishte e dëshpëruar pasi besonte që Price po planifikonte të bënte seks me një grua tjetër.
Për këtë arsye ajo të martën në mbrëmje i ka dërguar atij një seri mesazhesh duke e kërcënuar se do i vriste fëmijët e saj.
“Ajo po dërgonte mesazhe para se ta vriste djalin, gjatë aktit si dhe pasi e kishte vrarë”, ka thënë polici, Coleman McDonough.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.