Ish-sulmuesi i Real Madridit, Davor Suker, ka deklaruar se beson se Luka Modriq do të rikthehet këtë verë te klubi madrilen, megjithëse nuk ka zbuluar se në çfarë roli.
Sipas tij, diçka do të ndodhë pas përfundimit të Kupës së Botës dhe kroati do të jetë sërish pjesë e Real Madridit, transmeton Klankosova.tv.
Modriq, 40 vjeç, ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor dhe pas Botërorit mund t'i japë fund karrierës si futbollist, megjithatë, sipas Sukerit, rikthimi i tij në "Santiago Bernabeu" është pothuajse i sigurt, qoftë në fushë apo në një rol tjetër brenda klubit.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.