Një djalë gjashtë vjeçar nga Massachusetts e spiunoi babanë e tij tek policia për shkak se e kishte ngarë veturën në semafor të kuq.
Vogëlushi i quajtur Robert, i telefonoi numrit emergjent të policisë dhe i tha: “Babai im kaloi nëpër dritë të kuqe të semaforit. Kjo ndodhi në veturën tonë të re, në veturën e mamasë, dhe na duhej të shkonim në autolarje, ndërsa më pas ai e kaloi dritën e kuqe”, transmeton Klan Kosova.
Pasi e përcaktuan se kjo nuk kishte të bënte më asnjë emergjencë, operatori i kërkoi vogëlushit që ta dorëzonte telefonin tek babai i tij.
“Policia”, u prezantua ai.
“Vetëm dua t’ju kërkoj falje, djali im pesë vjeçar ju telefonoi”, i parapriu babai.
Por kur operatori i tregoi se djali i tij e spiunoi për drejtimin e veturës në dritë të kuqe, babai qeshi dhe tha: “Oh jo”.
Ai i kërkoi falje sërish dhe të dy përzemërsisht e përfunduan bisedën, meqë operatori vetëm deshi të sigurohej që çdo gjë ishte në rregull.
https://www.youtube.com/watch?v=bMH0Epk13qU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.