Pas një operimi të rrallë që ndodhi në kopshtin zoologjik në Bristol, ka lindur një pasardhës i gorrilas.
Sipas gjinekologëve lokal, procesi është kryer në një pjesë të vogël të gorillës dhe si i tillë kjo lindje me prerje cezariane është i pari në një kopsht zoologjik dhe ka të ngjarë të jetë i rrallë në mbarë botën, përcjellë Klan Kosova.
Gorilla e vogël femër, tashmë 11 ditëshe, është dorëzuar, pasi që nëna e saj ka treguar simptoma potenciale me rrezik për jetën nga pre-ekslampsia.
Kjo pasardhëse e gorrillas ende nuk është emëruar ndonëse peshon pak më shumë se 1 kg, përcjellë Klan Kosova.
Nëna e saj Kera, tashmë është duke u shëruar dhe po monitorohet nga afër nga ekipet veterinare në kopshtin zoologjik në fjalë.

John Partidge, veterinar përgjegjës i lartë i kafshëve në Bristol tha se gorilla fëmijë, babai i të cilit është Komale, nuk ishte shfaqur ende për publikun.
‘’Lindja e cdo gorille është një ngjarje e rrallë dhe emocionuese, por lindja e një gorille me prerje cezariane është edhe më e pazakontë’’ .
Sipas veterinarit Partidge, vendimi që e morën nuk ishte i lehtë, por arsyeja e një procedure të tillë ishte se Kera, ishte duke u bërë mjaft e dobët nga shëndeti dhe vepruan sa më shpejt për të i dhënë trajtimin më të mirë të mundshëm për nënën dhe pasardhësin e saj për të shmangur mundësine e abortit, përcjellë Klan Kosova.