Në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, këtë të premte vijnë disa ndeshje interesante nga ligat evropiane dhe basketbolli vendor.
Nga ora 18:00 në Sport 1 transmetohet direkt ndeshja e Superligës së Turqisë mes Samunsporit dhe Gaziantepit.
Një orë më vonë, vjen derbi në Superligën e Femrave në Basketboll, ku Bashkimi e pret Pejën 03, ndeshje kjo që vjen në komentimin e gazetares Ulpiana Emrës.
Kurse, nga ora 20:45 në Sport 1, transmetohet direkt përballja mes Torinos së mbrojtësit kosovar, Mërgim Vojvodës e Cagliarit të portierit shqiptar, Alen Sherrit, ballafaqim ky që do të jetë nën komentimin e gazetarit Andi Shabanit, njofton Klankosova.tv.
Në të njëjtin orar, platforma më e madhe televizive shqiptare sjell para ekraneve tuaja përballjen nga League 1 mes Auxerre dhe St Etienne, ballafaqim ky që do të komentohet nga gazetari Arbon Flugaj.
E, nga ora 21:00 në kanalet sportive të Artmotion nis java e 21-të e La Ligas me duelin Las Palmas – Osasuna.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.