7 vjeçari Jordan Cartwright, ka luftuar me leukeminë që nga marsi i këtij viti.
Por ai e adhuron muzikën klasike.
Orkestra Edmonton Simphony, e ka ndihmuar Jordanin që ta realizojë ëndrrën e tij, duke ia mundësuar t’i dirigjojë instrumentet.
Ai ka qenë pjesëmarrës në dirigjim, gjatë kohës sa orkestra e ka performuar himnin kombëtar të Kanadasë.
Babai i tij ka thënë se duke e parë të birin në krye të skenës, është ndjerë shumë krenar.
Pasi ai e ka përfunduar punën e tij, të gjithë instrumentistët e kanë duartrokitur.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.