Aleksandar Vuçiq po pretendon se protestave masive 12 muajshe kundër regjimit të tij iu ka ardhur fundi.
Por, ai këmbëngul se arsye për këtë nuk është parada e madhe ushtarake që ai do ta organizojë, me 10 mijë ushtarë, të shtunën nëpër Beograd.
Shumëkush në serbi, por edhe në Perëndim, e ka parë këtë defile si një porosi direkte të Vuçiq për t’i shtypur pakënaqësitë e atyre që ai u quan “bllokaderë”.
Duke i minimizuar kritikat ndaj tij rreth kësaj , i pari nga Beogradi tha se parada nuk është porosi për protestuesit, po për shtetet fqinje, në radhë të parë Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë.
Vuçiq la të kuptohet se defileu i 10 mijë ushtarëve e qindra makinerive e pajisjeve militare, ka të bëjë edhe më Slloveninë
Edhe aleanca ushtarake, e bërë rishtazi Lubjanë-Zagreb që flet kundër Repubika Sërpskas dhe Serbisë, nuk u krijua kundër Austrisë, që e kanë fqinje, por kjo u krijua kundër Serbisë.
Në kohën e njëjtë kur do të mbahet parada e së shtunës, është thirrur edhe një proteste e madhe e studentëve në Serbi, kundër atij që ata e quajnë regjim mafioz e korruptiv i partisë në pushtet, SNS. Vuçiq ishte bashkëthemelues i saj por edhe kryetar, pozitë kjo nga e cila dha dorëheqje në maj të vitit 2023.
Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=7EpAsQr2VjM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.