Një video e kamerës së veturës ka regjistruar një moment dramatik të kësaj fundjave, kur një njeri është nxjerrë si një raketë nga një kamionçinë gjatë një aksidenti të tmerrshëm në Brazil.
Më i habitshëm është fakti se ai mbijetoi.
Bëhet e ditur se nga ky aksident në mënyrë të jashtëzakonshme ai ka përfunduar vetëm me një këmbë të thyer, raporton Daily Star, transmeton Klan Kosova.
Ngasësi i tij, i cili shihet duke dalë nga vetura dhe duke vrapuar për tek pasagjeri i tij, raportohet se e ka bërë testin e alkoolit, pasi u përcaktua se ai kishte pirë para aksidentit.
Megjithatë, është gjetur se ai nuk e kishte tejkaluar limitin e lejuar.
https://www.youtube.com/watch?v=0DgQWTVbBI8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.