Profestori i shkencës dhe agro-kulturës, Haim Rabinowitch, dhe ekipi i tij, kanë zbuluar se duke përdorur njësi të bëra nga një e katërta e fetave të patateve, e cila është e vendosur në mes të katodës së bakrit dhe anodave të lidhura përmes telave me zink, mund ta ndriçojnë dhomën me dritat LED deri në 40 ditë, transmeton Klan Kosova.
Patatet do të mund të ofronin energji elektrike për elektronikë personale për një të dhjetën e kostos së një baterie tipike AA. Vetëm imagjinoni për të gjitha mundësitë që do të mund t’i kishin njerëzit me këtë zbulim në rajonet e pazhvilluara dhe të largëta të botës.
“Patatet janë zgjedhur për shkak të mundësisë së rritjes së tyre potenciale pothuajse kudo, duke përfshirë klimë tropikale dhe subtropikale”, deklaroi Rabinwitch.
“Kjo është kultura më e bollshme në botë”, shtoi ai.
Meqë patatja nuk është burim i energjisë, ajo ndihmon për të kryer veprimin e energjisë elektrike si një urë në mes të të gjitha metaleve, duke mundësuar elektronet të lëvizin lirshëm nëpër tela dhe duke krijuar energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=36hzlFVgVa8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.