Një ngasës makine në Rusi, ka përjetuar gjobën më të çuditshme të parë ndonjëherë.
E gjithë kjo për shkak se hija e makinës së tij, shkeli shenjat e bardha të komunikacionit rrugor, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.
Gjoba njeriut rus i erdhi pikërisht pasi kamerat e trafikut kapën momentin kur ai po ngiste veturën përgjatë unazës rreth Moskës.
Sipas autoriteteve policore, me të parë fotografitë ku paraqitnin makinën derisa hija e saj gjendej pikërisht mbi vijat e bardha të rrugës, thanë se ngasësi kishte shkelur rregullat e trafikut, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.