Boksieri Rexhep Morina, në studion e Orës 7 në Klan Kosova, foli rreth triumfit në garën e fundit ndërkombëtare.
Morina tha se përballë kundërshtarit të tij ka boksuar mençur.
"E kam parë që është duke bërë gabim. Kam qenë shumë i përgatitur. Në rundin e katërt, 6 runde i kemi pasur, por në rundin e 4-të për fat të keq u dorëzua. Nuk mundi më", shtoi ai.
Boksieri kosovar u shpreh se përgatitjet i zhvillon në bazë të kundërshtarëve.
"Ka qenë jo vetëm kërkesë, por e kam pasur edhe si obligim të fitoj në vendin tim. Normalisht, ka qenë pak presion. Por, unë kur hyj në ring nuk mendoj më", theksoi Morina në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.