28.08.2016 · përditësuar para 3599 dite1 min lexim
Shumë prej nesh e mbajnë mend Pipi Çorapegjatën, madje janë rritur me aventurat e saj në film ose libër.
Historia e vajzës flokëkuqe me dy bishtaleca që jetonte vetëm me një majmun dhe një kalë të bardhë në një vilë në Suedi ka bërë për vete miliona lexues e shikues në mbarë botën.
Fillimisht lindi si libër, por më vonë, në vitin 1969, historia e Pipit u bë film me protagoniste aktoren suedeze Inger Nilsson, e lindur në vitin 1959, shkruan gazeta Shekulli.
Atëherë Nilsson ishte vetëm 10 vjeç dhe luante rolin e vajzës aventuriere me quka në fytyrë. Pas filmit që i dha famë në të gjithë botën, ajo e pati shumë të vështirë të gjente punë dhe pas disa rolesh të vogla, ajo hoqi dorë nga aktrimi dhe u bë sekretare në një klinikë mjekësore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.