23.12.2015 · përditësuar para 3850 dite1 min lexim
Nicki Adams është nëna e një vajze të vogël e cila ka bërë diçka shumë interesante.
Vajza e saj 10 vjeçare Belle, e ka kuptuar se babadimri nuk ekziston në të vërtetë dhe u ka shkruar letër prindërve të saj duke ua shprehur mërzinë dhe zhgënjimin që ka përjetuar.
Nicki dhe bashkëshorti i saj Michael, gjetën letrat që vajza e tyre i kishte hedhur poshtë derës. Belle ishte jashtëzakonisht shumë e zemëruar me prindërit e saj që e kishin gënjyer dhe u shkroi se më nuk u beson aspak.
“Ju nuk e keni idenë se çfarë keni bërë. Unë u përpoqa të besoja. Të gjithë më thanë se janë prindërit e mi ata që fshihen poshtë kostumit të babadimrit. S’mund t’ju besoj më. Asgjë s’do të më bëjë të ndjehem më mirë, ju më gënjyet për diçka që me të vërtetë e desha. Kjo më theu zemrën”, ka shkruar 10 vjeçarja Belle, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.