Lajmet e fundit

“Sistemi i drejtësisë më pa në sy dhe më tha: ‘Nëse nuk do të ishe i famshëm, nuk do të kishte pasur kurrë një çështje gjyqësore’. Zgjodha të heshtja për vite me radhë. Mendova se ruajtja e dinjitetit tim, durimi dhe besimi te sistemi i drejtësisë do të siguronin që të merreshin vendimet e duhura.Sot, një histori që nuk është e imja po tregohet në kurriz të familjes sime, jetës sime dhe, mbi të gjitha, të së vërtetës. Ndonjëherë ndihem sikur jam bërë një shënjestër e lehtë. E kam pritur këtë gjyq që nga dita e parë. Dhe tani mezi po e pres. Më në fund, do të jem në gjendje të flas hapur.” /Klankosova.tv