Një çift nga Spanja kanë gjetur unazën e tyre të martesës e cila u kishte humbur para 37 vjetësh, transmeton Klan Kosova.
Gazeta Heraldo ka thënë se Agustin Aliaga dhe gruaja e tij Juani Sanchez kanë humbur unazën në vitin 1979 teksa ishin duke notuar në një resort afër Spanjës, vetëm pesë muaj pasi ishin martuar.
Çifti kanë besuar që unaza u kishte humbur përgjithmonë, derisa një zhytëse e kishte gjetur atë në muajin gusht.
Zhytësja, Jessica Nisos postoi një foto të unazës në Facebook duke shpresuar që të gjente pronarët e saj.
Më shumë se 80 mijë njerëz e kanë shpërndarë në Facebook këtë postim.
Këtë postim e kanë parë edhe vet pronarët e kësaj unaze.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.