Lajmet e fundit

Fillimet në Bryne
Bryne, një qytet i vogël në jugperëndim të Norvegjisë me mbi 12 mijë banorë, njihet si vatër e talenteve të futbollit.
Pikërisht aty nisi edhe historia e Haalandit dhe Isabelit. Të dy ishin pjesë e klubit lokal Bryne FK, i cili shërbente jo vetëm si shkollë futbolli, por edhe si vend ku lindnin miqësi dhe ëndrra.Në një video në YouTube të publikuar në tetor 2025, çifti kujtoi ditët e hershme, megjithëse kujtimet e tyre ndryshojnë, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.
Nga futbolli te familja
Para se të njihej si partnerja e Haalandit, Isabel kishte nisur vetë një karrierë në futboll. Ajo u rrit në akademinë e Bryne FK dhe debutoi me ekipin e parë të femrave vetëm 13 vjeç, duke shënuar 23 gola në 36 ndeshje. Ajo njihej më shumë për shpejtësinë sesa për teknikën, një tipar që e ndan edhe me Haalandin. Më vonë, pas uljes së motivimit gjatë pandemisë dhe pas lindjes së fëmijës, ajo u tërhoq nga futbolli për t’iu përkushtuar familjes.
Dashuria larg vëmendjes publike
Marrëdhënia e tyre u zhvillua në heshtje, ndërsa Haaland vazhdonte ngritjen e tij në karrierë me Molde, Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund. Sipas burimeve, romanca e tyre nisi rreth vitit 2021, kur ai luante në Gjermani.
Sipas vetë Haalandit, ishte Isabel ajo që bëri hapin e parë. “Ajo më shkroi mesazh. Kishim luajtur në të njëjtin klub, Bryne”, ka treguar ai për televizionin norvegjez NRK. “Ajo ishte ajo që më vuri syrin e para. Jo unë.”