Një vajzë dyvjeçare është konsideruar si një gjeni, pasi në më pak se 5 minuta thotë kryeqytetet e 196 vendeve të botës.
Teksa moshataret e saj janë duke mësuar për të ecur dhe folur, Rakshitha Kumar nga Edinburgu, njeh kryeqytetet e disa shteteve më të errëta dhe më pak të dëgjuara në botë.
Ajo mund t'ju thotë se kryeqyteti i Kazakistanit në Azinë Qendrore është Astana dhe kryeqyteti i Uzbekistanit fqinj është Tashkent, shkruan gazeta Shekulli.
Duke kaluar në Afrikë, ajo e di menjëherë se kryeqyteti i vogël Lesoto është Maseru dhe se kryeqyteti i Mauritanisë në Sahara është Nouakchott.
https://www.youtube.com/watch?v=EuVPROEQwyA
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.