Pamjet e një videoje dramatike tregojnë se si ekipet e zjarrfikjes nxitonin për ta liruar një vajzë dy vjeçare nga brendia e një arke të mbyllur bankare.
Bëhet e ditur se ajo hyri pa dashje në kutinë e çeliktë, e cila mbyllet në afate të caktuara kohore, në degën e bankës UniCredit në Vicenza të Italisë, pasi ishte mërzitur derisa nëna e saj po fliste me arkëtarin.
Dera më pas u mbyll pas saj dhe ajo ishte bllokuar brenda.
Për arsye të sigurisë, arka nuk mund të hapej për 40 minuta të ardhshëm, kështu që stafi bankar lajmëroi shërbimet e emergjencës.
Në videon e publikuar në internet, shihen zjarrfikësit duke përdorur një pykë hidraulike për ta hapur me forcë derën e arkës, transmeton Klan Kosova.
Vajza e përlotur, e cila kishte qenë e mbërthyer brenda hapërirës së mbyllur për më shumë se 15 minuta, më në fund shishet duke u liruar jashtë.
https://www.youtube.com/watch?v=cRrVDjvrQPM
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.