Dy të vrarë e dy të plagosur qe bilanci i përleshjes të së martës në Kolovicë të Prishtinës.
Kur jemi në fund të marsit e nuk kanë kaluar akoma tre muaj të plotë të këtij viti, kryeqyteti assesi nuk po gjen qetësi.
Rrahje e plagosje paradite, e breshëri plumbash në mbrëmje pati edhe më 4 mars në Lagjën e Muhaxherëve, ku një person pati përfunduar në QKUK.
Më 16 shkurt në lagjen Bregu i Diellit morën plagë 2 veta, e u arrestuan 3 pas të shtënave me armë për siç u cilësua një konflikt të mëhershëm, njofton Klan Kosova.
E në Kodrën e Trimave 1 person pësoi, pasi u përfshi në një përleshje të armatosur në Kodrën e Trimave 11 janarin e këtij viti. Këtë situatë po e cilëson shqetësuese Rrahman Sylejmani si kolonel i pensionuar e përgjegjësia kryesore, sipas tij, bie mbi forcat e rendit.
Sipas tij, një nga faktorët e rritjes së pasigurisë qytetare janë politikat e buta ndërshkimore.
Si masë preventive kërkohet që pikat patrulluese të shtohen nëpër lagjet problematike e kontrolle më rigoroze nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=VhR2wwLrQwc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.