Lajmet e fundit

Real Madridi dhe Bayern Munich janë takuar katër herë në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2010.
Bavarezët në vitin 2012 triumfuan ndaj Realit me anë të penaltive në gjysmëfinale të kësaj gare, teksa dy vite më vonë Real Madridi u hakmerr duke fituar në këtë fazë me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Këta dy gjigantë u ballafaquan edhe njëherë në vitin 2017, me “Mbretërit” që fituan në çerekfinale, me shifrat e përgjithshme 6-3.
Një vit më vonë, sërish Real Madridi e kaloi Bayernin, këtë herë në gjysmëfinale, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Përndryshe, fituesi në mes tyre gjithmonë e ka fituar trofeun në fund, mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë edhe këtë herë e njëjta gjë.

Reali e ka fituar këtë garë 14 herë, teksa Bayerni plot gjashtë herë.
Kujtojmë, që Real Madridi arriti në këtë fazë duke eliminuar Manchester Cityn, teksa Bayerni e eliminoi Arsenalin.
Në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen Borussia Dortmundi me Paris Saint-Germainin. /Klankosova.tv.